top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI ZELENSKI: NUK KEMI FORCA PËR TË RIMARRË KRIMENË DHE DONBASIN | MBËSHTETEMI TE DIPLOMACIA.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Kiev, Ukrainë | Ukraina aktualisht nuk ka forca të mjaftueshme për të rimarrë Donbasin dhe Krimenë me mjete ushtarake, ndaj mbështetet në diplomaci.

 

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e tha këtë në një intervistë për entin mediatik “Le Parisien”, raportuar nga enti mediatik “Rbc Ukraina”.

 

Në fakt, këto territore tani janë të kontrolluara nga rusët. Ne nuk kemi forcë për t'i ripushtuar. Mund të llogarisim vetëm në presionin diplomatik të komunitetit ndërkombëtar për të detyruar Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve”, tha udhëheqësi ukrainas.

 

Edhe pas vitesh lufte kur menduam se rusët nuk mund të ishin më cinikë, ne shohim diçka edhe më keq.

 

Rusia jo vetëm dërgon trupa të Koresë së Veriut për të sulmuar pozicionet ukrainase, por gjithashtu përpiqet të fshehë humbjet duke djegur fytyrat e ushtarëve të vrarë koreano-veriorë në betejë. Duhet të ndalet kjo çmenduri”, shkroi ai në rrjetin social virtual (Iks) X.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page