Kiev, Ukrainë | Nëse Trampi (Trump) e di se si t'i japë fund kësaj lufte, ai duhet të na tregojë sot.
Ky është apeli i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për kandidatin republikan Tramp (Trump) për Shtëpinë e Bardhë në një intervistë për entin mediatik Bllumbërg TV (Bloomberg TV).
“Nëse ka rreziqe për pavarësinë e Ukrainës, ne duhet të jemi të përgatitur”, tha udhëheqësi i Kievit, duke theksuar se njerëzit e tij kanë të drejtë të dinë nëse pas 5 nëntorit 2024, kur amerikanët të shkojnë në zgjedhje, ata do të kenë ende mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments