
Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky), në një intervistë për agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters), shpalosi në tryezë një hartë që kishte mbetur gjithmonë e klasifikuar, me depozitat kryesore të tokave të rralla dhe mineraleve të tjera strategjike në Ukrainë, për t’a shtyrë presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në një marrëveshje, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të financojnë dhe armatosin Ukrainën në rezistencën saj ndaj pushtimit rus.
“Nëse po flasim për një marrëveshje, atëherë le ta bëjmë atë. Jemi brenda”, tha presidenti Zelenski, i cituar nga Rojtërs (Reuters), duke nënvizuar urgjencën e marrjes së garancive të sigurisë për vendin e tij.
“E di që administrata Tramp është shumë e interesuar... Ne jemi të gatshëm të lidhim kontrata për furnizimin me LNG në Ukrainë. Dhe sigurisht që ne do të jemi një qendër për të gjithë Evropën”, tha ai.
Ideja e hapjes së depozitave të saj minerale për investime nga vendet aleate kishte dalë tashmë vjeshtën e kaluar, kur Kievi po qarkullonte planin e fitores midis kancelarive aleate për të gjetur veten në pozicionin më të fortë të mundshëm në rast të hapjes së një tryeze bisedimesh - tani më shumë gjasa - me Moskën.
Presidenti Zelenski i tha agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters) se më pak se 20% e burimeve të tij minerale janë në duart e pushtuesve rusë, por, rreth gjysma e depozitave të tokës së rrallë.
“Ne duhet të ndalojmë Putinin dhe të mbrojmë atë që kemi dhe në veçanti një rajon, atë të Dnipros, në Ukrainën qendrore, shumë e pasur me burime”, tha ai.
Putini ngriti gjithashtu mundësinë që Rusia të mund t'i vërë në dispozicion Iranit dhe Koresë së Veriut burimet minerale në territoret ukrainase që ajo pushton ushtarakisht, të dyja vende që janë armiq të Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Zelenski shtoi se Moska i ka njohur mirë depozitat minerale të Ukrainës që nga koha sovjetike.
Ai më pas sqaroi se Kievi nuk po propozon të dhurojë burimet e tij, por të ofrojë një partneritet të dobishëm reciprokisht, për t'i zhvilluar ato së bashku.
“Amerikanët kanë ndihmuar më shumë dhe për këtë arsye amerikanët duhet të fitojnë më shumë. Ata duhet ta kenë këtë prioritet dhe do ta kenë.
Do të doja gjithashtu të flisja për këtë me presidentin Tramp”, tha presidenti Zelenski, duke më përsëritur se presidenti amerikan donte çdo negociatë me Moskën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments