PRESIDENTI ZELENSKI: MARRËVESHJA PËR TOKAT E RRALLA GATI PËR T'U NËNSHKRUAR; TË ZHVILLOSH NEGOCIATA TË NDJESHME NË PUBLIK NUK ËSHTË E DREJTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 3
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se marrëveshja për tokat e rralla është gati për t'u nënshkruar.
Gazeta britanike Rojatri (The Guardian) dhe transmetuesi televiziv “BBC” e raportojnë këtë.
I pyetur nga gazetarët për udhëtimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas foli për vështirësinë e zhvillimit të negociatave të ndjeshme në publik, duke thënë se formati nuk ishte i duhuri sepse armiqtë mund të përfitojnë nga çdo mosmarrëveshje midis aleatëve.
Presidenti Zelenski më pas sqaroi se ai nuk donte të fliste për grindjen, por përkundrazi donte të kalonte në bisedime konstruktive për të ardhmen.
“Nëse jemi konstruktiv, rezultati pozitiv do të vijë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments