Kiev, Ukrainë | “Disa thonë për zonën tampon të krijuar me ofensivën në Kursk se do ta luajmë si një kartë dialogu.
Çfarë dialogu? Unë do t'ju them se kush e thotë: është Putini.
Nuk po luajmë me letra”, tha presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, i cituar nga enti mediatik Ukrinform.
“Ka disa rezultate të këtij operacioni, por nuk mund të flas për të gjitha”, tha presidenti Zelenski.
“Para së gjithash, fondi i këmbimit të të burgosurve të luftës është diçka për të cilën mund të flasim hapur dhe është duke u rimbushur. Rezultati i dytë është ndërprerja e operacionit rus në veri me një goditje parandaluese. Ne e kemi përmbushur këtë detyrë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments