Kiev, Ukrainë | Gjyshi i sëmurë i Sheshit të Kuq nuk do t'ua diktojë vijat e kuqe të tij ukrainasve, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një videomesazh, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin, në ditën e 33 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.
Këtë e raporton enti mediatik Rbc-Ukraine.
Video-mesazhi është regjistruar nga rajoni Sumi (Sumy), pranë lumit Psel, disa kilometra larg kufirit me Rusinë.
“Nëntëqind e trembëdhjetë ditë më parë, duke përfshirë rajonin e Sumit (Sumy), Rusia hyri në luftë kundër nesh. Ajo shkeli jo vetëm kufijtë sovranë, por edhe kufijtë e mizorisë dhe sensit të shëndoshë. Duke kërkuar pafund një gjë: të na shkatërrojë”, tha presidenti Zelenski.
“Dhe ajo që armiku solli në tokën tonë tani është kthyer në shtëpinë e tij. Dhe ata që donin ta shndërronin tokën tonë në një zonë tampon duhet të reflektojnë që vendi të mos bëhet një federatë tampon”, vazhdoi ai.
“Kreu i shtetit nënvizoi se rusët duhet ta dinë se herët a vonë përgjigja ukrainase do të arrijë në çdo pikë të Federatës Ruse që përfaqëson një kërcënim për jetën e shtetit dhe popullit ukrainas”.
Për të gjithë njerëzit tanë që nuk do të preferonin kurrë në jetën e tyre të dinin emrat e këtyre vendeve të mallkuara: “Savasleika”, “Olenia”, “Engels”, por për fat të keq, ukrainasit i njohin ata.
“Prandaj, edhe armiku ynë do ta dijë se çfarë është dënimi i stilit ukrainas”, shtoi ai.
Presidenti Zelenski më pas theksoi se Rusia nuk do t'u diktojë vijat e kuqe ukrainasve, pasi Ukraina zgjedh rrugën e saj.
“Sytë e venitur të udhëheqësve të tyre e perceptojnë të gjithë botën si një zonë gri. Por ne nuk do të lejojmë që toka ku me të drejtë duhet të ketë flamur verdheblu, të kthehet në një zonë gri. Nuk do të jetë gjyshi i sëmurë nga Sheshi i Kuq, që kërcënon vazhdimisht të gjithë me një buton të kuq, ai që na dikton vijat e tij të kuqe. Vetëm Ukraina dhe ukrainasit do të vendosin vetë se si të jetojnë, çfarë rruge të ndjekin dhe çfarë zgjedhje të bëjnë, sepse kështu funksionon pavarësia”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments