top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI ZELENSKI: DO T'I DËRGOJMË NJË KËRKESË PËR ARMË KORESË SË JUGUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 1, 2024
  • 1 min read
ree

Kiev, Kore e Jugut | Tani që Koreja e Veriut ka marrë statusin zyrtar si një entitet që erdhi për të luftuar kundër Ukrainës, kërkesa jonë do të detajohet.

 

Ukraina synon t'i kërkojë Koresë së Jugut armët e nevojshme për ushtrinë ukrainase”, tha presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, në një intervistë për kanalin televiziv koreano-jugor “KBS”.

 

Kreu i shtetit të Ukrainës kujtoi se Ukraina e ka trajtuar gjithmonë Korenë e Jugut me shumë kujdes.

 

Por tani që Koreja e Veriut ka marrë statusin zyrtar të një entiteti që erdhi për të luftuar kundër Ukrainës, kërkesa jonë do të detajohet, do të komunikohet nga një përfaqësues i imi, i cili, do të vijë në Korenë e Jugut në të ardhmen e afërt. Dhe ne do të flasim për armët”, tha presidenti Zelenski.

 

Dje ai njoftoi se Ukraina është e gatshme të vazhdojë të punojë me çdo president që zgjedh populli amerikan.

 

Sigurisht, ne shpresojmë që politika amerikane të mos ndryshojë dhe ata do të vazhdojnë të na mbështesin. Sepse kur flasim për politikën amerikane, nuk kemi parasysh vetëm Shtëpinë e Bardhë. Është gjithashtu Kongresi, është Senati, është mbështetja dypartiake që kemi pasur, janë shumë zëra të ndryshëm, vuri në dukje presidenti ukrainas.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page