
Kiev, Ukrainë | Nëse presidenti amerikan Tramp arrin të sjellë Ukrainën dhe Rusinë në tryezën e negociatave, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka thënë se ai planifikon t'i ofrojë Rusisë një shkëmbim të drejtpërdrejtë territorial, duke hequr dorë nga territori që Kievi ka mbajtur në rajonin Kursk të Rusisë që nga një ofensivë e befasishme që filloi gjashtë muaj më parë.
“Ne do të shkëmbejmë një territor me një tjetër”, tha ai në një intervistë me gazetën britanike Rojtari (Guardian), duke shtuar se nuk e dinte se çfarë pjese të territorit të pushtuar nga Rusia do të kërkonte në këmbim Ukraina.
“Nuk e di, do të shohim. Por të gjitha territoret tona janë të rëndësishme, nuk ka prioritet”, tha ai.
Nëse presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tërheq mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, vetëm Evropa nuk do të jetë në gjendje të kapërcejë hendekun”, tha presidenti Zelenski në një intervistë me gazetën Rojtari (Guardian), në prag të udhëtimit të tij më të rëndësishëm diplomatik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント