Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski konfirmoi se Ukraina ka marrë grupin e parë të F-16-ave nga aleatët e saj në NATO.
Udhëheqësi ukrainas, megjithatë, foli për një numër të pamjaftueshëm avionësh luftarakë.
“E kemi dëgjuar shpesh fjalën e pamundur. Tani është realitet. Realiteti në qiellin tonë. F-16 në Ukrainë. Ne e bëmë të mundur”, tha presidenti Zelenski gjatë një ceremonie në një vend të pazbuluar, duke shtuar megjithatë se numri i F-16-ve që kemi në Ukrainë, numri i pilotëve që tashmë janë trajnuar, nuk është i mjaftueshëm.
Të paktën dy F-16-ta fluturonin mbi kantier gjatë ceremonisë.
Kumtohet se Ukraina ka marrë dhjetë (10) F-16-ta, nga gjithsej 79 të premtuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments