
Kiev, Ukrainë | Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i arritshëm, por Kievit do t’i duhet të luftojë për të bindur aleatët që ta bëjnë këtë.
Kështu tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një fjalim të mbajtur sot para diplomatëve ukrainas.
Kreu i shtetit më pas ka përshkruar prioritetet dhe udhëzimet për punën e diplomatëve në vitin e ardhshëm.
“Ka qindra fusha ku Ukraina ka nevojë për rezultate reale, konkrete dhe të prekshme. Kjo është puna e diplomatëve tanë: të jenë të pranishëm në zyrat e duhura, në media dhe në komunikim me të gjithë njerëzit që i duhen Ukrainës, për ta bërë të qartë pozicionin e saj”, tha presidenti Zelenski, sipas një mesazhi në Telegram.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments