Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi Brazilin dhe Kinën se kanë formuluar një propozim paqeje pas konsultimit me Rusinë, por pa e diskutuar atë me Ukrainën.
“Ne nuk jemi budallenj”, tha ai në një intervistë me faqen braziliane të lajmeve Metrópoles.
“Për çfarë është ky teatër? Ju folët me Rusinë dhe thatë se ky është propozimi ynë, por nuk na pyetët asgjë. Dhe Rusia vjen dhe thotë se mbështet propozimin e Brazilit dhe Kinës. Kjo është mungesë respekti për Ukrainën”, tha ai.
Duke kujtuar, pra, se Brazili integron Statutin e Romës dhe do të presë samitin e G20 në Rio de Zhaneiro këtë vit, presidenti Zelenski pyeti: “Si mund të paraqitet Putin pa u arrestuar”, duke pasur parasysh se një urdhër arresti nga Gjykata është në pritje për tu ekzekutuar për krime ndërkombëtare të luftës që lidhen me deportimin e fëmijëve ukrainas në Rusi.
“A do të ulen vendet e G20-ës në tryezë me dikë që duhet të arrestohet?” pyeti presidenti i Ukrainës Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments