Kiev, Ukrainë | “Në vetëm një javë, Rusia përdori më shumë se 800 bomba ajrore të drejtuara, pothuajse 300 Shahed (dronë kamikaze, red.) dhe më shumë se 60 raketa të llojeve të ndryshme kundër popullit tonë”, shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në Telegram.
“Terrori mund të ndalet në mënyrë të besueshme vetëm duke goditur aeroportet ushtarake ruse, bazat e tyre dhe logjistikën terroriste ruse. Ne duhet ta arrijmë këtë qëllim”, shkroi presidenti Zelenski, duke nënvizuar se qeveria e tij punon çdo ditë për të gjetur zgjidhje më të forta për të mbështetur mbrojtjen e vendit, për zgjidhje adekuate afatgjatë.
“I jam mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur me paketa adekuate të ndihmës”, shkroi ai më tutje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments