
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se kredia e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar do të përdoret për të prodhuar armë në Ukrainë.
Këtë ai e ka shkruar në kanalin e tij Telegram teksa ka komentuar takimin me kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer).
Presidenti Zelenski e quajti takimin me kryeministrin britanik një takim të rëndësishëm dhe të ngrohtë.
“Gjatë bisedimeve tona - tha ai - ne diskutuam për sfidat me të cilat përballet Ukraina dhe e gjithë Evropa sot, koordinimi me partnerët, masat specifike për të forcuar pozicionet e Ukrainës dhe për t'i dhënë fund luftës me një paqe të drejtë, si dhe garanci të besueshme të sigurisë”.
“Fjalët e mbështetjes nga kryeministri dhe një vendim i rëndësishëm - vazhdoi presidenti Zelenski - sot, në praninë tonë, u nënshkrua një marrëveshje për një kredi midis Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Një kredi për të forcuar aftësitë tona mbrojtëse, e cila, do të shlyhet me të ardhurat e aseteve të ngrira ruse.
Paratë do të përdoren për prodhimin e armëve në Ukrainë. Ata që filluan luftën duhet të paguajnë”, shtoi ai.
“Duke falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e madhe që nga fillimi i kësaj lufte”, ai përfundoi.
“Ne jemi me fat që kemi partnerë të tillë strategjikë dhe ndajmë me ta të njëjtin vizion se çfarë do të thotë besimi në të ardhmen”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments