top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI NDËRPREU VIZITËN E TIJ ZYRTARE NË AFRIKËN E JUGUT PËR T'U KTHYER NË SHTËPI PAS SULMEVE RUSE ME RAKETA NË KIEV TË CILAT LANË TË PAKTËN 9 TË VDEKUR + 70 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 24
  • 1 min read

Pretoria, Afrika e Jugut | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili, zbarkoi në agim në Pretoria, vendosi të ndërpresë vizitën e tij zyrtare në Afrikën e Jugut për t'u kthyer në shtëpi pas lajmeve për sulmet me raketa në Kiev, të cilat, lanë të paktën 9 të vdekur dhe 70 të plagosur.

 

Do të anuloj një pjesë të programit për këtë vizitë dhe do të kthehem në Ukrainë menjëherë pas takimit me presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa”.

 

Duke komentuar sulmet në Kiev në rrjetin social virtual Iks (X), udhëheqësi ukrainas shkroi: “Kanë kaluar 44 ditë që kur Ukraina ra dakord për një armëpushim të plotë dhe ndërprerjen e sulmeve...


Dhe për 44 ditë Rusia ka vazhduar të vrasë njerëzit tanë. Sulmet ruse duhet të ndalojnë menjëherë dhe pa kushte”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page