PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: JAM GATI PËR NEGOCIATA TË DREJTPËRDREJTA ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 19
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski përsëriti ftesën e tij drejtuar presidentit Vladimir Putin për negociata të drejtpërdrejta, pas takimit midis delegacioneve në Stamboll javën e kaluar.
“Ukraina këmbëngul në nevojën për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, i cili, duhet të jetë me kohëzgjatje të mjaftueshme dhe të parashikojë mundësinë e zgjatjes.
Oferta jonë, e rënë dakord me partnerët, është 30 ditë. Ne jemi gati për këtë. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të takohemi në nivel udhëheqësish për të zgjidhur çështjet kyçe.
Ukraina nuk ka frikë nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë luftën”, raportoi ai në Telegram.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments