PRESIDENTI VOLIDIMIR ZELENSKI: MARRËVESHJA E DETIT TË ZI ËSHTË NJË HAP NË DREJTIMIN E DUHUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Uashingtoni për të ndalur sulmet ushtarake në Detin e Zi dhe në infrastrukturën energjetike ishte një hap në drejtimin e duhur.
“Është shumë herët të thuhet se do të funksionojë, por këto ishin takimet e duhura, vendimet e duhura, hapat e duhur.
Askush nuk mund ta akuzojë Ukrainën se nuk po shkon drejt paqes së qëndrueshme pas kësaj”, tha presidenti Zelenski në një konferencë shtypi në Kiev, duke theksuar se Ukraina do të bëjë punën e saj dhe do të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjeve të arritura me Shtetet e Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments