PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN GJATË TAKIMIT ME KRYEMINISTRIN SLLOVAK ROBERT FIKO (FICO) NË PEKIN THA SE NE KURRË NUK KEMI QENË KUNDËR ANËTARËSIMIT TË UKRAINËS NË BE; ANËTARËSIMI NË NATO ËSHTË TJETËR GJË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 2
- 1 min read

Pekin, Kinë | “Ne kurrë nuk kemi qenë kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Sa i përket NATO-s, kjo është një çështje krejtësisht e ndryshme, pasi ka të bëjë me sigurinë afatgjatë të Rusisë”, tha Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me Kryeministrin sllovak Robert Fiko (Fico) në Pekin.
Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve“Tass”.
“Lidhur me planet agresive të Rusisë ndaj Evropës, dua të theksoj edhe një herë se kjo është një absurditet i plotë, pa asnjë bazë”, tha Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me Kryeministrin sllovak Robert Fiko (Fico) në Kinë.
Kështu raporton agjencia e lajmeve “Interfax”.
“Fakti që një lloj histerie po ushqehet vazhdimisht në lidhje me planin e supozuar të Rusisë për të sulmuar Evropën, mendoj se është i qartë për njerëzit me mendje të shëndoshë: është ose një provokim ose paaftësi e plotë”, shtoi Presidenti Putin, gjithashtu sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”, duke deklaruar se çdo person i shëndoshë mendërisht është plotësisht i vetëdijshëm se Rusia nuk ka pasur kurrë, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë dëshirën për të sulmuar askënd.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments