PRESIDENTI UKRAINAS VOLODIMIR ZELENSKI: TERRITORET TONA JANË VIJA E KUQE; VETËM POPULLI UKRAINAS MUND TË FLASË PËR TERRITORET E SHTETIT | IU PËRGJIGJ TË DËRGUARIT AMERIKAN STIV UITKOF (STEVE WITKOFF).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 16
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Të gjitha territoret i përkasin shtetit unitar të Ukrainës.
Prandaj, edhe një herë, vetëm populli ukrainas mund të flasë për territoret e shtetit tonë.
Dhe ju e dini se për ne këto janë vija të kuqe: të njohim çdo territor të pushtuar përkohësisht si jo ukrainas, por si rus”, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cituar nga mediat ukrainase, duke iu përgjigjur të dërguarit amerikan Stiv Uitkof (Steve Witkoff), i cili, tha në një dalje te transmetuesi televiziv Faks Njuz (Fox News) se një marrëveshje e mundshme paqeje me Rusinë do të përfshinte çështjen e pesë territoreve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments