PRESIDENTI UKRAINAS VOLODIMIR ZELENSKI: SHUMË PROJEKTE JANË PEZULLUAR PËR SHKAK TË BLLOKIMIT TË FONDEVE AMERIKANE | TANI DO TË PËRCAKTOJMË SE CILAT KËRKOJNË ZGJIDHJE TË MENJËHERSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 29
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se shumë projekte në vend janë ndalur për shkak të ngrirjes së ndihmës amerikane nga presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) dhe se Kievi do të sigurojë financim alternativ.
“Ka shumë projekte (të prekura). Ne do të përcaktojmë se cilat janë kritike dhe kërkojnë zgjidhje tani”, tha presidenti Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes.
“Ne mund të sigurojmë një pjesë të këtij financimi përmes financave tona publike, do të diskutojmë të tjerat me evropianët dhe SHBA-ës.
Kjo vlen për shumë sektorë, nga komunikimi, tek dixhitalizimi, tek mbështetja për veteranët, tek shkollat, spitalet dhe rindërtimi”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments