PRESIDENTI UKRAINAS VOLODIMIR ZELENSKI DO TË JETË NË LONDËR DITËN E DIEL PËR TAKIMIN E UDHËHEQËSVE EVROPIANË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 27
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do të jetë gjithashtu i pranishëm të dielën e ardhshme në Londër, në takimin për mbrojtjen e përbashkët evropiane, të organizuar nga kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) me një grup udhëheqësish nga vendet e kontinentit të vjetër.
Kjo është bërë e ditur nga burime qeveritare në Mbretërinë e Bashkuar.
Presidenti Zelenski do të mbërrijë në kryeqytetin britanik pas takimit që pritet të premten në Uashington me presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), i cili do të presë nesër kryeministrin Starmër (Starmer).
Takimi në Londër ndjek formatin e atij të organizuar nga presidenti Emanuel Makron në Paris javën e kaluar, por presidenti Zelenski nuk ishte aty.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti