top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI UKRAINAS VOLDIMIR ZELENSKI: JEMI GATI PËR NEGOCIATA TË DREJTPËRDREJTA PAS NJË ARMËPUSHIMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 23
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Kievi është gati për negociata të drejtpërdrejta me Rusinë pas një armëpushimi”, tha presidenti ukrainas Voldymir Zelenski në një konferencë me gazetarët, duke theksuar se Ukraina është e gatshme të ulet në tryezë në çdo format.

 

Presidenti Zelenski shtoi se vendi i tij nuk po diskuton ndonjë paketë të re ndihme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Do të doja të takohesha me Danlld Trampin (Donald Trump) në Vatikan këtë javë”, tha presidenti ukrainas, i cili, do të marrë pjesë të shtunën në varrimin e Papa Françeskut, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan.

 

Presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar të ngrijë pushtimin e tij në Ukrainë përgjatë vijës aktuale të frontit, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje paqeje me presidentin Tramp (Trump).

 

Këtë e raporton gazeta “Financial Times”, duke cituar disa burime, sipas të cilave, evropianët janë treguar skeptikë, nga frika se koncesioni i dukshëm është vetëm për të tërhequr presidentin amerikan.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page