top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI TRAMP: PLANI I GAZËS NUK PËRFSHIN TË DREJTËN E KTHIMIT PËR PALESTINEZËT | UNË DO TA ZOTËROJ KËTË TOKË SI NJË LOKACION IMOBILIAR PËR TË ARDHMEN; DO TË JETË NJË TOKË E BUKUR - THA AI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 11
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Plani i presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për të ardhmen e Rripit të Gazës nuk përfshin një të drejtë kthimi për popullatën palestineze.

 

Këtë e ka sqaruar vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë për transmetuesin televiziv “Fox News”.

 

Ideja e presidentit Trump është të ndërtojë komunitete të bukura për 1.9 milionë palestinezë që aktualisht banojnë në Rrip: “Mund të jenë pesë, gjashtë, ose ndoshta dy. Ato do të jenë - tregoi presidenti amerikan megjithatë - vende të sigurta, pak larg nga vendi ku ndodhen aktualisht”.

 

Në të njëjtën kohë, presidenti Tramp shpjegoi: “Unë do ta zotëroj këtë (tokë) si pasuri të paluajtshme për të ardhmen. Do të jetë një tokë e bukur”.

 

I pyetur nga gazetari Bret Baier nëse palestinezët do të kthehen në Gaza, presidenti Tramp u përgjigj: “Jo, nuk do të ktheheshin. Ata nuk do të kishin arsye për ta bërë këtë, sepse do të kenë strehim shumë më të mirë. Unë dua të ndërtoj një vend të përhershëm për ta. Gaza është e pabanueshme dhe do të duhen vite që ajo të bëhet sërish e tillë. Mendoj se mund të bëj një marrëveshje me Jordaninë, një marrëveshje me Egjiptin. Ne do t'u jepnim atyre miliarda e miliarda dollarë në vit”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page