top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI SOCIALIST KOLUMBIAN GUSTAVO PETRO I KRAHASOI DËBIMET E EMIGRANTËVE NGA SHBA-ës ME TRENAT NË KAMPET NAZISTE TË PËRQENDRIMIT | PRESIDENTI KOLUMBIAN E KRAHASOI PRESIDENTIN TRUMP ME HITLERIN!

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bogota, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro e krahasoi dëbimin e emigrantëve pa dokumente nga Shtetet e Bashkuara me transportimin e njerëzve në kampet naziste të përqendrimit në Luftën e Dytë Botërore gjatë inaugurimit të ministres së re të jashtme të Bogota, Laura Sarabia.

 

Pas tensionit diplomatik të shkaktuar javën e kaluar nga refuzimi i qeverisë kolumbiane për të pranuar emigrantët e dëbuar në dy avionë ushtarakë amerikanë, reagimi i presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) dhe shkëmbimi i kërcënimeve tarifore, Kolumbia organizoi tre fluturime të forcave të saj ajrore, të cilat, mbërritën mes dje dhe sot, ku u transportuan 306 persona, mes të cilëve 42 të mitur.

 

A do të thotë z. Trump nëse këta 42 fëmijë kolumbianë janë kriminelë”, pyeti presidenti Petro.

 

Më pas ai pyeti duke shtuar në mënyrë të ngjashme se do të thotë se qindra mijëra janë kriminelë, por edhe ata (nazistët) kështu menduan në vitin 1943, dhe të gjithë ata që janë latino-amerikanë, indigjenë, me ngjyrë, do të trajtohen si kriminelë.

 

Quhet krim kolektivizues, e shpiku Hitleri”, përfundoi presidenti i Kolumbisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page