top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI RUS VLADIMIR PUTIN SHKOI NË KURSK | MOSKA: ASNJË PROPOZIM NGA VATIKANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 21
  • 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Kurskun: një udhëtim simbolik në rajonin rus që ukrainasit kishin tentuar ta pushtonin vitin e kaluar me qëllimin e deklaruar për të larguar trupat ruse nga ofensiva në Donbas dhe për të fituar territor për shkëmbim në negociata të mundshme.

 

Të dy objektivat dështuan me dëbimin e trupave ukrainase përtej kufirit.

 

Ndërsa perspektiva për vetë negociatat mbetet e mbuluar nga mjegulla.

 

Moska njoftoi gjithashtu se ende nuk kishte marrë ndonjë propozim për ndërmjetësim nga Vatikani, duke theksuar se nuk është marrë asnjë vendim për vendin e negociatave të mëtejshme pas atyre në Stamboll më 16 maj midis delegacioneve ruse dhe ukrainase.

 

Rusia mirëpret gatishmërinë dhe përpjekjet e të gjitha atyre vendeve që dëshirojnë të kontribuojnë në një zgjidhje të shpejtë”, siguroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.

 

Por përtej deklaratave të vullnetit të mirë, nuk ka shenja se Moska është e gatshme të bëjë kompromis, as pas telefonatës së shumëpritur midis presidentëve Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Vladimir Putin dy ditë më parë.

 

Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, tha se priste që shumë shpejt, ndoshta brenda ditësh, pala ruse të paraqesë kushtet për një armëpushim të mundshëm.

 

Por ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov përsëriti - siç kishte bërë presidenti Putin pasi foli me presidentin Tramp (Trump) - se Moska duhet të marrë një vendim për një armëpushim brenda kuadrit të negociatave që adresojnë shkaqet themelore të konfliktit.

 

Pra, nuk ka ndërprerje të armiqësive para negociatave.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page