PRESIDENTI RUS PUTIN: FORCAT RUSE HYNË NË UKRAINË NGA KURSKU | ZËDHËNËSI I QENDRËS KUNDËR DEZINFORMIMIT TË QEVERISË UKRAINASE ANDRIJ (ANDRIY) KOVALENKO: ËSHTË GËNJESHTËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 19
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin tha se forcat ruse kaluan kufirin nga rajoni i Kurskut në territorin ukrainas mbrëmë, por nuk sqaroi nëse kjo nënkupton një çlirim të plotë të rajonit rus të pushtuar pjesërisht nga trupat e Kievit që nga gushti i vitit të kaluar.
“Informacioni i fundit, që më është raportuar vetëm një orë më parë, është se ushtarët e Brigadës 810 kanë kaluar kufirin ruso-ukrainas dhe kanë hyrë në territorin armik”, citohet të ketë thënë presidenti Putin nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
Kievi i ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit Vladimir Putin si gënjeshtra.
“Informacioni i Putinit për një ofensivë ruse në shkallë të gjerë është një gënjeshtër”, tha në Telegram z. Andrij (Andriy) Kovalenko, zëdhënës i Qendrës kundër dezinformimit të qeverisë ukrainase.
Versioni ukrainas është se një grup zbulimi dhe sabotimi rus tentoi të hynte në Ukrainë nga rajoni i Kurskut, por u asgjësua.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments