top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI PUTIN MIRATOI DEKRETIN PËR PËRDITËSIMIN E DOKTRINËS BËRTHAMORE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar dekretin për përditësimin e doktrinës bërthamore të Rusisë.

 

Rusia gjithashtu do të jetë në gjendje të japë një përgjigje bërthamore ndaj sulmeve jo-bërthamore nga Ukraina me përdorimin e raketave të furnizuara nga vendet perëndimore.

 

Kjo u raportua nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

 

Po, është përmendur”, u përgjigj zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me një aspekt të doktrinës së re bërthamore që i konsideron sulmet nga vendet jo-bërthamore, por me mbështetjen e vendeve bërthamore si kërcënim për sovranitetin kombëtar. Dhe të cilat për këtë arsye lejojnë hakmarrjen bërthamore.

 

Rusia do të jetë në gjendje të përdorë armët bërthamore si një mjet të fundit për të mbrojtur sovranitetin e vendit nëse kërcënohet nga një sulm me armë bërthamore ose konvencionale.

 

Këtë e parashikon doktrina e re bërthamore e shpallur sot nga presidenti Vladimir Putin. Vendimi për përdorimin e tyre i takon presidentit.

 

Rusia nuk do t'i japë fund të ashtuquajturit operacion ushtarak special në Ukrainë derisa të arrihen të gjitha objektivat e saj, pavarësisht luftës së zhvilluar kundër Rusisë nga Perëndimi kolektiv”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cituar nga agjencia e lajmeve Tass, në ditën e njëmijtë që nga fillimi i konfliktit.

 

Nëse z. Danlld Tramp (Donald Trump) është i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e Rusisë dhe të kuptojë arsyet pse Rusia po vepron në këtë mënyrë, një dialog për të arritur paqen do të jetë i mundur”, tha gjithashtu z. Peskov.

 

Sot u miratua një version i ri (i doktrinës bërthamore, red.). Përdorimi i raketave të Aleancës (NATO, red.) në këtë mënyrë tani mund të cilësohet si një sulm nga vendet e bllokut kundër Rusisë.


Në këtë rast krijon të drejtën për të reaguar me armë të shkatërrimit në masë kundër Kievit dhe instalimeve kryesore të NATO-s, kudo që janë dhe kjo është tashmë Lufta e Tretë Botërore”, tha në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev.

 

Ndoshta Baidn (Biden) i vjetër vendosi të vdiste me hijeshi, duke marrë me vete një pjesë të konsiderueshme të njerëzimit”, thotë ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page