
Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan në largim Xhëu Baidn (Joe Biden) ka miratuar 571 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin.
Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti në largim Xhëu Baidn (Joe Biden) i ka kërkuar sekretarit të Shtetit Entëni (Antony) Blinken që të autorizojë dërgimin e materialeve dhe shërbimeve ushtarake për të ofruar ndihmë për Tajvanin”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Nuk u bënë publike detaje të tjera.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments