top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI MILEI PO MBAN NJË FJALIM PARA MANJATËVE DHE MILIARDIERVE TË TEKNOLOGJISË NË IDAHO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 13, 2024
  • 1 min read

Idaho, Amerikë | Presidenti argjentinas Javier Milei, i cili fluturoi mbrëmë me një çarter privat në Idaho për të marrë pjesë në Konferencën e Luginës së Diellit (Sun Valley) - një ngjarje ekskluzive që mbledh së bashku manjatë miliarderë kryesisht nga sektori i teknologjisë - do të mbajë një fjalim që zgjat rreth gjysmë ore të shtunën në eventin e organizuar nga banka e investimeve Allen & Company.

 

Sipas zëdhënësit presidencial Manuel Adorni, presidenti Milei do të takohet me disa sipërmarrës.


Të shtunën do të flasë për 25 minuta para biznesmenëve më të fuqishëm në botë”, tha ai.

 

Ndërkohë nga axhenda zyrtare rezulton se presidenti Milei do të takohet me presidenten e bordit drejtues të Banco Santander, Ana Botin dhe me kryetarin e bankës investuese Allen & Company, Herbert Allen, organizator i konferencës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page