PRESIDENTI MAKRON THA PËR GAZETËN FLETA (IL FOGLIO): PO PËRPIQEMI T'I BËJMË GJËRAT TË LËVIZIN; NA DUHET ITALIA; NJË ITALI E FORTË QË VEPRON PËRKRAH FRANCËS + GJERMANISË NË KONCERTIN E KOMBEVE TË MËDHA
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 2
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | “Nëse duam të jemi të besueshëm si evropianë në mbështetjen tonë afatgjatë për Ukrainën, ne duhet të jemi në gjendje të ofrojmë garanci solide sigurie.
Ne po përpiqemi t'i bëjmë gjërat të lëvizin.
Dhe na duhet Italia, një Itali e fortë që vepron përkrah Francës, Gjermanisë, në koncertin e kombeve të mëdha. Kjo është arsyeja pse e ftova kryeministren Meloni, 17 shkurtin e kaluar”.
Kështu tha presidenti Makron në një intervistë me gazetën italiane Fleta (Il Foglio), e cila, do të gjendet në stendat e gazetave nesër.
“Është e nevojshme që Italia të jetë në anën tonë, të angazhohet në këtë rrugë dhe ta bëjë këtë si një vend i madh evropian, në vazhdën e asaj që bëri Draghi. Tani le të qëndrojmë të bashkuar”, tha presidenti Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários