PRESIDENTI MAKRON: GAZA NUK ËSHTË NJË TERRITOR BOSH DHE PËR PASOJË VULLNETI I POPULLIT PALESTINEZ DUHET RESPEKTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 12
- 1 min read

Paris, Francë | Gaza nuk është një territor bosh, por një tokë ku jetojnë dhe duan të jetojnë dy milionë njerëz.
Këtë e tha presidenti i Republikës së Francës Emanuel Makron në një intervistë për kanalin televiziv amerikan CNN.
“Nuk mund t'u thuash dy milionë njerëzve: Mirë, tani e dini çfarë? Ju po largoheni”, shpjegoi kreu i shtetit, duke iu referuar deklaratave të fundit të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, propozoi shndërrimin e Gazës në “Rivierën e Lindjes së Mesme” duke transferuar të gjithë banorët e saj.
“Përgjigja e saktë nuk është një operacion i pronave të paluajtshme por një operacion politik që duhet të respektojë vullnetin e popullit palestinez për të pasur një shtet”, deklaroi presidenti francez.
Presidenti Makron më pas nisi një apel për respekt për Egjiptin dhe Jordaninë, të cilat, sipas presidentit Tramp (Trump) duhet të mirëpresin palestinezët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments