top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI LUKASHENKO VENDOSI NJË TË TRETËN E TRUPAVE NË KUFIRIN UKRAINAS | 120 MIJË TRUPA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 18, 2024
  • 1 min read

Minsk, Bjellorusi | Bjellorusia ka vendosur pothuajse një të tretën e forcave të saj të armatosura përgjatë gjithë kufirit”, tha presidenti Alexander Lukashenko në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya.

 

Numri i saktë i ushtarëve nuk u specifikua, por ushtria profesionale e Bjellorusisë përbëhet nga 48000 burra dhe rreth 12000 trupa të dedikuara për ruajtjen e kufirit, sipas Bilancit Ushtarak të vitit 2022 të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike”, shkruan enti mediatik britanik Rojtari (Guardian).

 

Presidenti, një aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, tha se Ukraina kishte vendosur më shumë se 120000 trupa në kufirin me Bjellorusinë.

 

Duke parë politikën e tyre agresive, ne u futëm atje dhe e pozicionuam ushtrinë tonë në pika të caktuara përgjatë gjithë kufirit, në rast lufte”, tha ai gjatë intervistës në televizionin shtetëror rus.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page