top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI KUBANEZ MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): KUBA ANASHKALON SANKSIONET E SHBA-ës MBI NAFTËN VENEZUELIANE; KEMI ZHVILLUAR NJË FORMULË SEKRETE TË CILËN NUK E BËJMË PUBLIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 31
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Presidenti kubanez Miguel Díaz-Kanel (Canel) zbuloi se vendi vazhdon të marrë naftë nga Venezuela falë një formule sekrete që i lejon asaj të anashkalojë sanksionet e vendosura ndaj Karakasit nga Shtetet e Bashkuara.


Nuk do ta zbulojmë për të shmangur persekutimin dhe pengimin”, tha kreu i shtetit kubanez gjatë episodit të fundit të podkastit nga presidenca, të transmetuar në kanalin zyrtar në YouTube.


Në episod mori pjesë edhe Ministri i Energjisë dhe Minierave, Vinsente de la O Levi (Vicente de la O Levy), i cili, konfirmoi se pavarësisht uljes së dërgesave në muajt e fundit për shkak të sanksioneve, Venezuela mbetet furnizuesi kryesor i naftës bruto në Kubë.


Deklaratat konfirmojnë ekzistencën e marrëveshjeve konfidenciale midis Havanës dhe Karakasit për të garantuar furnizimin me energji, në një kontekst të shënuar nga mungesa serioze dhe vështirësi ekonomike në rritje.


Gjatë transmetimit, i cili, u përqendrua kryesisht në krizën energjetike që ka prekur vendin që nga viti i kaluar, presidenti Díaz-Kanel (Canel) e përgatiti popullsinë për një verë të vështirë, të shënuar nga ndërprerje të përditshme gjithnjë e më të gjata të energjisë, të destinuara të përkeqësonin më tej krizën ekonomike dhe të nxisnin pakënaqësinë sociale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page