PRESIDENTI I ZGJEDHUR TRAMP PO PËRGATIT MBI 100 URDHRA EKZEKUTIVË PËR DITËN E PARË TË PRESIDENCËS | NDËR TEMAT JANË IMIGRACIONI DHE VAKSINAT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 11, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i zgjedhur Danlld Tramp (Donald Trump) po përgatit mbi 100 urdhra ekzekutivë, të cilët, do të duhet të dalin duke filluar nga dita e tij e parë në Shtëpinë e Bardhë.
Burime të informuara e raportuan këtë për entin mediatik “Associated Press”.
Presidenti i zgjedhur foli për planin e tij me senatorët republikanë gjatë një takimi privat në Capitol Hill.
Shumë nga aksionet e planifikuara duhet të nisin në ditën e inaugurimit, më 20 janar 2025.
Ndër temat e mbuluara nga urdhrat janë imigracioni, energjia e pastër dhe vaksinat.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments