
Uashington, Amerikë | “U dalluan dronët misterioz, rrëzojini”, u tha presidenti i zgjedhur Tramp (Trump) autoriteteve.
“Dronët misterioz janë parë në të gjithë vendin. Nuk mendoj se kjo mund të ndodhë pa e ditur qeveria për këtë. Sqaroni me publikun tani. Përndryshe, rrëzojini”, tha ai në rrjetin e tij social virtual të quajtur “Truth”.
Frika për pamjet po rritet dhe po nervozon edhe Kongresin Amerikan, i cili, kërkon përgjigje nga autoritetet.
“Nuk kemi dijeni për ndonjë kërcënim. ose aktivitet të mbrapshtë. Ai thotë se sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Majorkas, duke iu përgjigjur atyre që e pyetën në lidhje me pamjet e shumta të dronëve në Nju Xhersi, Pensilvani dhe Nju Jork, njoftoi misione helikopterësh shtetërorë në përpjekje për të kuptuar se çfarë po ndodhte, pas raportimeve dhe frikës në rritje nga banorët”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments