PRESIDENTI I UKRAINËS VOLODIMIR ZELENSKI: JAM GATI PËR TË DHËNË DORËHEQJEN NËSE UKRAINA BËHET ANËTARE E NATO-s.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 23
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski tha se ishte gati të jepte dorëheqjen e menjëherëshme në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi do të zhvillohet në fund të javës së ardhshme.
Kështu ka thënë një zyrtar i lartë rus, duke saktësuar se bisedimet do të jenë në nivel të drejtorëve politikë. Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Lufta u provokua. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se u provokua nga Rusia. Në atë kohë kishte biseda për mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kjo u bë një kërcënim për rusët”, tha i dërguari i presidentit Tramp (Trump) për Lindjen e Mesme Stiv Uitkof (Steve Witkoff) në një intervistë për transmetuesin televiziv “CNN”.
“Lufta, pavarësisht se kush e filloi, duhet të përfundojë. Presidenti dëshiron të jetë një paqebërës”, shtoi ai.
I dërguari i presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof (Steve Witkoff), pret që marrëveshja për mineralet me Ukrainën të nënshkruhet këtë javë.
Këtë e deklaroi vetë Witkoff në një intervistë për transmetuesin televiziv “CNN”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments