Tunis, Tunizi | Presidenti tunizian Kaïs Saïed ka shkarkuar kreun e qeverisë Ahmed Haçani (Hachani), i cili ishte në detyrë që nga 1 gushti 2024 dhe emëroi ministrin e Çështjeve Sociale Kamel Maddouri në vend të tij.
E lexuam në një deklaratë nga presidenca e Kartagjenës.
I emëruar ministër i Çështjeve Sociale në maj 2024, z. Maduri (Maddouri) ishte CEO i Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore (Cnam).
Arsyet e shkarkimit nuk janë të përcaktuara në deklaratën e presidentit por vetëm pak orë më parë z. Haçani (Hachani) kishte publikuar në faqen e qeverisë rezultatet kryesore të ekzekutivit të tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments