Meksiko, SHBM | Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, ka njoftuar se do t'i dërgojë një letër mikut të tij Danlld Tramp (Donald Trump) për problemet e emigracionit në Shtetet e Bashkuara, sepse, siç thotë ai, nuk po e informojnë mirë për këtë temë.
Kreu i ekzekutivit të vendit të Amerikës Latine pretendon se akuza se emigrantët transportojnë drogë përtej kufirit është e rreme dhe shtoi se do ta vërtetonte këtë.
Presidenti Obrador u shpreh gjithashtu se mbyllja e kufirit do të ishte e pamundur, pasi ndërvarësia ekonomike mes dy vendeve nuk do ta lejonte.
“Integrimi ekonomik na ndihmon - shpjegoi ai - dhe mbyllja e kufijve nuk do të zgjidhte asgjë. Për më tepër, kjo nuk mund dhe nuk duhet të bëhet”, shtoi ai.
“Ata që thonë se makinat mund të ndërtohen në Shtetet e Bashkuara, nuk marrin parasysh se mesatarisht çdo makinë e shitur do t'i kushtonte klientëve fundorë nga 15 deri në 20 mijë dollarë më shumë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments