PRESIDENTI I SHBA-ës DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ISHTE BUDALLALLËK TË PËRJASHTOHEJ RUSIA NGA G8-ta; NUK DO TA KISHTE PUSHTUAR UKRAINËN NËSE DO TË ISHTE ENDE ANËTARE; NUK ËSHTË KOHA PËR TA RIFUTUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 7
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), tha se ishte i bindur se Rusia nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte ende anëtare.
Megjithatë, ai tha se nuk është një kohë e mirë për të ripranuar Rusinë në grup.
Rusia u pezullua për një kohë të pacaktuar nga grupi - i njohur atëherë si G8 - në vitin 2014, pasi shumica e vendeve anëtare u mobilizuan kundër aneksimit të armatosur të Krimesë.
Presidenti Tramp (Trump) e quajti përjashtimin e Rusisë një vendim shumë të pamend.
“Është një grup njerëzish të ulur rreth një tavoline. Nëse do të ishte G8-ta, nëse Rusia do të ishte pjesë e saj, mendoj se nuk do të kishte pasur këtë luftë qesharake dhe vdekjeprurëse që po ndodh tani”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments