PRESIDENTI I SALVADORIT NAIB (NAYIB) BUKELE U DREJTOI MESAZH KOMBEVE PERËNDIMORE: NUK MUND TË NDËRTONI MBI ÇRREGULLIMIN SHOQËROR; KENI SHUMË PAK KOHË NË DISPOZICION PËR TË KORRIGJUAR VETEN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 7
- 1 min read

Salvador | Në një mesazh të botuar në rrjetin social virtual Iks (X) dhe drejtuar kombeve perëndimore, presidenti i Salvadorit, Naib (Nayib) Bukele, tha se asgjë nuk mund të ndërtohet mbi çrregullimin shoqëror, një situatë që vendi i tij ka qenë në gjendje ta zgjidhë, sipas kreut të shtetit.
“Për kombet perëndimore: asgjë nuk mund të ndërtohet, apo edhe të riparohet, mbi bazën e çrregullimit shoqëror”, shkroi ai.
“Në El Salvador - vazhdon shënimi - na mungojnë shumë gjëra, por kemi arritur rendin shoqëror.
Ti, nga ana tjetër, ke pothuajse gjithçka, por po i humbet me shpejtësi”.
Presidenti Bukele tha se për shembull, për të zgjidhur problemet e trafikut, zgjidhja më logjike është transporti publik.
“Ka ende kohë për të shpëtuar kombet tuaja, por jo shumë”, shkroi presidenti Bukele.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments