PRESIDENTI I SALVADORIT NAIB (NAYIB) BUKELE NJOFTOI SE U SEKUESTRUAN MBI 6 TONË KOKAINË
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 21
- 1 min read

Salvador | Presidenti i El Salvadorit Naib (Nayib) Bukele, njoftoi dje, të premten, sekuestrimin e 6.3 tonëve kokainë dhe arrestimin e 17 të dyshuarve për trafik droge në katër operacione nga Marina e vendit të tij në Oqeanin Paqësor.
Operacionet, të cilat presidenti Bukele i përshkroi si të paprecedentë, u kryen midis 2 dhe 10 qershorit, rreth 1000 milje detare larg bregdetit të vendit.
“Pesë anije u ndaluan dhe u kontrolluan. Katër prej tyre përmbanin drogë me vlerë rreth 157.4 milionë dollarë”, tha presidenti i El Salvadorit në një postim në platformën Iks (X).
Tre meksikanë, një kolumbian, tre guatemalas dhe dhjetë shtetas ekuadorianë u arrestuan.
Presidenti Bukele foli për një nga goditjet më të mëdha ndaj trafikut të drogës në historinë e El Salvadorit.
El Salvadori dhe vende të tjera të Amerikës Qendrore janë në rrugën e ndjekur nga rrjetet e trafikimit të drogës nga vende të tilla si Kolumbia, Peruja dhe Ekuadori, të destinuara për tregun e Amerikës së Veriut.
Një total prej 27.2 tonë drogë, kryesisht kokainë, me një vlerë të vlerësuar prej 681.1 milionë dollarësh, u sekuestruan në El Salvador në vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments