PRESIDENTI I SALVADORIT NAIB (NAYIB) BUKELE FALI GJOBAT E TRAFIKUT | PRESIDENTI BUKELE: PAS VRASJEVE AKSIDENTET RRUGORE JANË SHKAKU I DYTË KRYESOR I VDEKJEVE NË SALVADOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 27
- 1 min read

Shën Salvador | Presidenti i Salvadorit Naib (Nayib) Bukele ka njoftuar se do t'i dërgojë një propozim Asamblesë Legjislative për të anuluar gjobat e trafikut të vendosura nga 20 dhjetori 2024 deri më 26 janar 2025 si pjesë e reformës së fundit të Ligjit për Transportin Tokësor.
“Shumë njerëz pretendojnë se qeveria zbatoi rregullat e reja vetëm për të mbledhur para. Asgjë nuk mund të ishte më larg nga e vërteta”, thuhet në një shënim të kreut të ekzekutivit.
“Për të mos pasur asnjë dyshim - vijon teksti - do t’i dërgoj Kuvendit Legjislativ një propozim për një dekret për faljen 100% të gjobave të vendosura në bazë të legjislacionit të ri, të miratuar më 20 dhjetor 2024, deri më sot”.
“Askush nuk do të duhet të paguajë gjobat e lëshuara midis atyre datave”, shtoi kreu i shtetit, i cili, siguroi se informacioni për mekanizmin e rimbursimit do të jepet javën e ardhshme për personat që kanë paguar tashmë.
Sipas presidentit Bukele, pas vrasjeve, aksidentet rrugore janë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në El Salvador.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments