top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ PRITI NË TAKIM ZYRTAR PRESIDENTIN E SHTETIT TË IZRAELIT ISAK (ISAAC) HERZOG.

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar presidentin e Shtetit të Izraelit, Isak (Isaac) Herzog.

 

Presidenti Herzog ndodhet në vizitë zyrtare në Tiranë.

 

Presidenti Begaj i uroi homologut Herzog mirëseardhjen në vizitën e parë të një presidenti të Shtetit të Izraelit në Republikën e Shqipërisë.

 

Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë.

 

Presidenti Begaj e konsideroi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për gjetjen e mundësive të reja të forcimit të bashkëpunimit, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Shqipërisë në këtë drejtim.

 

Çdo shqiptar – tha presidenti Begaj - është krenar kur kujton mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

 

Sipas presidentit Begaj, të njëjtat ndjenja ndajnë edhe shqiptarët në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë aspekt, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli është një vendim shumë i rëndësishëm gjeopolitik, me ndikim pozitiv rajonal.

 

Për sa i përket zhvillimeve në Ballkan, presidenti Begaj u shpreh se për shkak të pozicionimit gjeopolitik, rajoni është i prekshëm ndaj kërcënimeve, duke përfshirë terrorizmin dhe ekstremizmin, migracionin, kërcënimet hibride, sigurinë kibernetike dhe praninë e aktorëve të tretë destabilizues.


Shqipëria - theksoi Kreu i Shtetit - i mbetet mirënjohëse Izraelit për kontributin e dhënë për të rritur kapacitetet e saj të mbrojtjes kibernetike në rrethana shumë të vështira dhe kritike pas sulmeve kibernetike të Iranit në vitin 2022.

 

Gjatë takimit kokë më kokë, krerët e dy shteteve biseduan për zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme, për të cilat presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë.

 

Shqipëria ka dënuar fuqishëm dhe pa mëdyshje sulmet terroriste të 7 tetorit 2023 nga Hamasi kundër Izraelit. Kjo është e paprecedentë dhe nuk mund të justifikohet me asgjë”, deklaroi presidenti Begaj, duke theksuar se Shqipëria ka dënuar ashpër rrëmbimin e civilëve, grave, të moshuarve dhe fëmijëve, si dhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të civilëve të pafajshëm.

 

Ne mirëpresim lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”, tha presidenti Begaj në takimin me presidentin Herzog, duke përsëritur thirrjen që ndihma humanitare të vazhdojë për të gjithë në nevojë dhe ne dëshirojmë fundin e vuajtjeve të popullatës civile.

 

Presidenti Begaj, rikonfirmoi se Shqipëria mbështet plotësisht planin e paraqitur nga presidenti Baidn (Biden), i cili do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, në lirimin e të gjithë pengjeve, në rritje të ndihmave humanitare për Gazën, si dhe bisedimet diplomatike, si e vetmja mundësi që çon në zgjidhje të situatës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page