top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ PRITI NË TAKIM ZYRTAR DEPUTETIN SHQIPTAR TË LUGINËS SË PRESHEVËS NË PARLAMENTIN E SERBISË SHAIP KAMBERI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një takim deputetin shqiptar të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

 

Bashkëbisedimi mes tyre u përqendrua në sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe angazhimin e Republikës së Shqipërisë në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre.

 

Çështjet e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës mbeten parësore për ne deri në zgjidhjen e tyre. Hapja e afërme e Konsullatës së Përgjithshme në Bujanoc është një hap i rëndësishëm”, tha presidenti Begaj.

 

“Në takimet e mia me ndërkombëtarët kam theksuar domosdoshmërinë e ndalimit të pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës dhe njohjen e diplomave të të rinjve që mbyllin studimet në Shqipëri e Kosovë, si një e drejtë që garantohet edhe nga Procesi i Berlinit”, tha presidenti Begaj.

 

Presidenti Begaj përgëzoi deputetin Kamberi për të gjithë aktivitetin politik, si dhe për avokaturën në Parlamentin e Serbisë për të mbrojtur çështjen, gjakun, dinjitetin shqiptar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page