top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ PRANOI SOT LETRAT KREDENCIALE TË AMBASADORIT TË RI TË REPUBLIKËS ÇEKE NË SHQIPËRI PAVEL VACEK.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës Çeke në Shqipëri, Pavel Vacek.

 

Në takimin me ambasadorin Vacek, presidenti Begaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke drejt perspektivës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Presidenti Begaj vlerësoi se intensifikimi i marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe do të çojnë në një nivel më të lartë bashkëpunimin midis dy vendeve.

 

Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit në fushat ku tashmë kemi një traditë shumë të mirë, sikundër është ajo e punëve të brendshme, si në angazhimin e Republikës Çeke në misionin FRONTEX në Shqipëri, në mbështetjen e Policisë Rrugore dhe në modernizimin e Institutit të Policisë Shkencore.

 

Ne jemi të gatshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike me interes të ndërsjellë, sikundër edhe marrëdhëniet në fushën e arsimit dhe kulturës, ku ende ka shumë mundësi të paeksploruara”, tha presidenti Begaj.

 

Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takim të parë më Ambasadorin Vacek për të falënderuar Republikën Çeke që gjatë presidencës së saj të Bashkimit Europian u mor vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si edhe për vullnetin e mirë të qeverisë çeke për ngritjen e nivelit të përfaqësimin diplomatik në Kosovë, në nivel ambasadori.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page