top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ NISI VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI: NË TUZ ANSAMBLI “BESA” E PRITI ME “VALLEN E MEJDANIT”; ATJE KU NGRIHET MONUMENTI I HEROIT KOMBËTAR GJ.K. SKËNDERBE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 9
  • 2 min read

Podgoricë, Mali i Zi | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj nisi vizitën e tij dy-ditore në Mal të Zi me komunat shqiptare, Tuzin e Plavë- Gucinë.

 

Presidenti Begaj u prit në komunat shqiptare me atmosferë vëllazërore dhe ceremoni festive.

 

Në Tuz, ansambli “Besa” e priti Presidentin e Republikës së Shqipërisë me “Vallen e Mejdanit” në sheshin ku ngrihet monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skëndërbeu.

 

Presidenti Begaj vendosi një kurorë me lule në monumentin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, të vendosur në këtë shesh më 28 Nëntor të vitit të shkuar për festën e flamurit dhe u përshendet me qytetarët.

 

Më pas zhvilloi një takim me drejtues të Tuzit dhe përfaqësues politikë të shqiptarëve në institucione, me të cilët diskutoi për forcimin e pozitave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe rajon, si dhe angazhimin e përbashkët për të mirën e tyre.

 

Presidenti Begaj inkurajoi drejtuesit e Tuzit të vazhdojnë përpjekjet për ruajtjen e identitetit, ndërsa garantoi mbështetjen e Shqipërisë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, duke u shprehur se kjo është një përparësi për institucionet shqiptare.

 

Edhe në takimin me veprimtarët shqiptarë të Plavës e Gucisë, presidenti Begaj - ndërsa u njoh me problematikat që ata hasin - theksoi nevojën e gjetjes së rrugëve për të ruajtur dhe forcuar identitetin shqiptar përballë çdo lloj sfide, siç është emigrimi apo asimilimi i shqiptarëve autoktonë.

 

Presidenti përgëzoi shqiptarët që kanë ruajtur gjuhën dhe shqiptarinë, si dhe shprehu vullnetin për të ndjekur projektet zhvillimore ndërkufitare që do të ndikonin në ekonominë e këtyre trevave, ndërsa theksoi rëndësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta mes Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi.

 

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e këtij takimi për trajtimin e çështjes shqiptare dhe vijimësinë e kontakteve të tilla, në menyrë që komunikimi të institucionalizohet edhe përmes ndërtimit të infrastrukturës lidhëse mes njëri-tjetrit.

 

Çështja kombëtare, duhet të dominojë mbi çdo interes politik, për faktin se është më e rëndësishme dhe gjithashtu duhet të punojmë fort të mbrojmë gjuhën shqipe.


Interesi ynë i përbashkët është që të mbrojmë ADN- në tonë dhe ADN-ja jonë është e lidhur me gjuhën. Ju thatë se askush nuk është i ndalur në shkollë që të mësojë shqip, por duhet që ne të promovojmë më shumë, të trashëgojmë më shumë, të kultivojmë më shumë.


Kjo arrihet me kontributin e çdo individi shqiptar që jeton këtu, fëmijë, të rinj, të rritur, pleq të mençur, të cilët duhet të bëhen bashkë për atë që është e rëndësishme për ne”, tha presidenti Begaj.

 

Presidenti Begaj u zotua se një mesazh të tillë do t’i përcjellë edhe homologut të tij, Milatoviç, për zhvillimin e këtyre zonave, në mënyrë që të rinjtë të gjejnë mundësi pune këtu, që rinia shqiptare të mos ikë në emigrim, por të jetojë në trojet e të parëve.

 

Presidenti Begaj, premtoi shqiptarëve në Mal të Zi se personalisht dhe si president i Republikës së Shqipërisë do të jetë në dispozicion të tyre në shërbim të interesave madhore kombëtare dhe gjithashtu i siguroi ata që kanë e do të kenë vëmendjen e shtetit shqiptar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page