top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ MORI PJESË NË CEREMONINË QË PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI MBAJTI ME RASTIN E DEKORIMIT TË FIGURAVE ME KONTRIBUT ATDHETAR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Prishtinë, Republika e Kosovës | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, gjatë vizitës në Kosovë për 17-vjetorin e Pavarësisë, mori pjesë edhe në ceremoninë që presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti me rastin e dekorimit të figurave me kontribut në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

 

Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, presidenti Begaj kujtoi momentet e vështira të Kosovës, bashkimin e shqiptarëve nga të gjitha trevat.

 

Ai nderoi dëshmorët e lirisë dhe tha se kjo ditë na mbush me krenari, respekt dhe reflektim.

 

Krahas figurës legjendare të Komandantit Adem Jashari, Zahir Pajazitit e shumë të tjerëve, po aq krenarë jemi edhe për Indrit Carën apo ‘Ushtar Kavajën’, Tahir Sinanin, Skerdilajd Llagamin dhe shumë dëshmorëve të tjerë nga të gjithë trevat e Shqipërisë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, tha presidenti Begaj.

 

Ata nuk pyetën për rreziqet, vepruan, sepse ndihma për vëllanë është zgjedhje e natyrshme. Ata u përgjigjën siç i është përgjigjur gjithmonë Shqipëria-Kosovës dhe Kosova thirrjes së Shqipërisë. Asokohe ata u bënë ura mes një ëndrre dhe një realiteti të sotëm.


Shqiptarët gjithmonë kanë mbrojtur të drejtën, kanë mbrojtur lirinë dhe vlerat euroatlantike.


E ardhmja jonë është e përbashkët: Nuk ka Shqipëri të fuqishme pa Kosovën e fortë, nuk ka Kosovë të sigurt pa një Shqipëri të qëndrueshme dhe të zhvilluar.


Jemi bashkë, do të mbetemi bashkë, do të ecim përpara bashkë. Historia na ka vënë përpara sfidave të mëdha, por ne kemi ditur gjithmonë të triumfojmë.


Objektivi ynë mbetet i pandryshueshëm: një Shqipëri e Kosovë demokratike dhe moderne, një komb i fortë që njeh vetëm zhvillim, integrim dhe prosperitet”, tha presidenti Begaj.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page