top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ITALISË SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA) SHKOI PËR VIZITË ZYRTARE NË KAZAKISTAN KU U TAKUA PRESIDENTIN KASIM JOMART TOKAIEV (KASSYM-JOMART TOKAYEV).

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Astana, Kazakistan | Presidenti i Republikës së Italisë Serxho Matarela (Sergio Mattarella), zbarkoi në aeroportin e Astanës ku u takua me presidentin e Republikës së Kazakistanit, Kasim Jomart Tokaiev (Kassym-Jomart Tokayev).

 

Presidenti Tokaiev ishte në një vizitë zyrtare në Romë në muajin janar të vitit 2024.

 

Me atë rast u nënshkruan gjashtëmbëdhjetë marrëveshje dypalëshe në këto sektorë: energji, infrastrukturë, agroushqim, mbrojtje dhe siguri në vlerë prej një miliardë e gjysmë dollarësh.

 

Marrëdhëniet energjetike midis Italisë dhe Kazakistanit janë veçanërisht intensive: afërsisht 18% e eksporteve të Kazakistanit shkojnë në Itali.

 

Eni zotëron 16.8% të aksioneve në fushën e naftës Kashagan në pellgun e Detit Kaspik të Kazakistanit dhe 29.25% të aksioneve në fushën e gazit Karaçaganak (Karachaganak) me kompaninë shtetërore të naftës të Kazakistanit KazMunayGas.

 

Kreu i shtetit italian u ndal në Astana gjatë rrugës nga Hiroshima, qyteti i fundit që vizitoi në udhëtimin e tij të gjatë në Japoni.

 

Pas vizitës në Astana, presidenti italian Matarela (Mattarella) do të rikthehet në Itali.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page