top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË FRANK-WALTER AKUZOI ADMINISTRATËN AMERIKANE SE SHKEL RREGULLAT TRADICIONALE NDËRKOMBËTARE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier akuzoi administratën e re amerikane të udhëhequr nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) se ishte e pamëshirshme dhe se shkel rregullat tradicionale ndërkombëtare.

 

Administrata e re e SHBA-së ka një botëkuptim të ndryshëm nga i yni. Një botëkuptim që nuk ka parasysh rregullat e vendosura, partneritetet e vendosura dhe besimin. Kjo do të thotë se në vitet e ardhshme do të jetë një detyrë qendrore ruajtja e idesë së një komuniteti ndërkombëtar”, theksoi presidenti gjerman Steinmeier.

 

Që kur presidenti Tramp (Trump) u betua më 20 janar të vitit 2025, të gjithë kanë ngulur sytë në Shtëpinë e Bardhë dhe të gjithë tashmë po shohin lajmet e mëngjesit duke pyetur veten: “Çfarë ka më pas”, pyeti presidenti Steinmeier.

 

A do të ndryshojnë katër vitet e ardhshme jo vetëm marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara, një fuqi botërore, me shtetet e tjera, por edhe marrëdhëniet e të gjitha shteteve mes tyre? A do të dëmtohet bashkësia ndërkombëtare në tërësi”, pyeti ai.

 

Presidenti gjerman Steinmeier i bëri thirrje Evropës dhe aleatëve të saj që të mos paralizohen nga vërshimi i njoftimeve.

 

Ne nuk duhet të ngrijmë nga frika”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page