top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I PARË I NAMIBISË PAS PAVARËSISË SAMUEL DANIEL SHAFIISHUNA NUJOMA VDIQ NË MOSHËN 95-VJEÇARE | ISH-GUERRILS; TRE HERË PRESIDENT DHE SHTYPËS I ZËRAVE KRITIKË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uindhoek, Namibi | Presidenti i parë i Namibisë pas pavarësisë, Samuel Daniel Shafiishuna Nujoma, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

 

Këtë e ka bërë të ditur presidenti aktual i vendit afrikan, Nangolo Mbumba.

 

Për tre javët e fundit, presidenti themelues i Republikës së Namibisë dhe babai themelues i kombit është pranuar në spital për trajtim mjekësor dhe vëzhgim për shkak të shëndetit të tij. Mjerisht, këtë herë, djali më fisnik i tokës sonë nuk arriti të shërohej nga sëmundja e tij”, tha presidenti Mbumba në një mesazh në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Ai vdiq të shtunën në mbrëmje në kryeqytetin e vendit, Windhoek.

 

Babai ynë themelues jetoi një jetë të gjatë dhe të qëndrueshme gjatë së cilës i shërbeu popullit të vendit të tij të dashur në mënyrë të jashtëzakonshme (…) Ai udhëhoqi heroikisht popullin namibian në orët më të errëta të luftës sonë çlirimtare derisa arritëm lirinë dhe pavarësinë më 21 mars 1990”, kujtoi presidenti Mbumba në mesazhin e tij.

 

I ndjeri Nujoma, pasi mori pjesë në luftën guerile që çoi në pavarësinë nga Afrika e Jugut në vitin 1990, ishte president për tre mandate, nga viti 1990 deri në 2005, falë një reforme kushtetuese që e lejoi atë të kandidonte për herë të tretë.

 

Ai ishte gjithashtu një themelues i Organizatës Popullore të Afrikës Jugperëndimore (Swapo), por gjithashtu mbahet mend për disa deklarata të diskutueshme mbi homoseksualitetin dhe HIV-in dhe për shtypjen e disidencës dhe shtypit kritik me raste.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page