top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I KILIT GABRIEL BORIÇ NUK E NJEH ZGJEDHJEN E NIKOLAS MADUROS (NICOLAS MADURO) SI PRESIDENT: DENONCOI SHKELJET E TË DREJTAVE TË NJERIUT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Santiago, Kili | Kili nuk e njeh triumfin e vetëshpallur të Nikolas Maduros (Nicolas Maduro)”, tha presidenti Gabriel Boriç gjatë një konference për shtyp.

 

Ne nuk besojmë në pavarësinë dhe paanshmërinë e institucioneve venezueliane”, shtoi ai.

 

Ai akuzoi partinë qeveritare (Partia e Bashkuar Socialiste e Venezuelës, PSUV) për përpjekje për të kryer mashtrime zgjedhore më 28 korrikun e kaluar.

 

Presidenti Boriç denoncoi gjithashtu ashpër se në Venezuelë bëhen shkelje të të drejtave të njeriut, duke shtypur njerëzit që demonstrojnë dhe duke nisur procedime penale që janë qesharake dhe që nuk do të ishin të pranueshme në vendin tonë apo në asnjë vend tjetër demokratik.

 

Që në momentin e parë, presidenti përparimtar kilian kishte mbajtur një qëndrim shumë kritik për rezultatin e zgjedhjeve në Venezuelë, duke i konsideruar të vështira për t'u besuar rezultatet e zbuluara nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor (Cne) i cili konfirmoi zgjedhjen e diktatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page